Bota

Izraeli kërcënon Libanin: Atë që bëmë në Gaza mund ta bëjmë 'copy-paste' në Bejrut

Në një intervistë për Wall Street Journal, Gallant tha se gjithçka që Izraeli aplikoi në Gaza mund të zbatohet edhe në Liban.

9 Janar 2024, 08:45 Nga M.B
Izraeli kërcënon Libanin: Atë që bëmë në Gaza
Yoav Gallant

IZRAEL- Ministri izraelit i Mbrojtjes, Yoav Gallant ka paralajmëruar përshkallëzim të konfliktit në kufirin me Libanin, duke thënë se ushtria izraelite nuk ka frikë nga konflikti. Në një intervistë për Wall Street Journal, Gallant tha se gjithçka që Izraeli aplikoi në Gaza mund të zbatohet edhe në Liban.

“Ndërsa prioriteti ynë nuk është të shkojmë në luftë me Hezbollahun, 80,000 njerëz duhet të jenë në gjendje të kthehen të sigurt në shtëpitë e tyre. Nëse gjithçka tjetër dështon, ne jemi të përgatitur të bëjmë sakrificën”, tha Gallant. Ai tha se të gjithë në Liban janë të vetëdijshëm për aftësitë e Izraelit.

“Ata shohin se çfarë po ndodh në Gaza. Ata e dinë që ne mund të bëjmë copy-paste në Bejrut”, tha ministri izraelit i Mbrojtjes, sipas 'Times of Israel'.

Në ditët e fundit, konflikti mes Hezbollahut dhe ushtrisë izraelite është intensifikuar dhe dhjetëra raketa janë lëshuar nga të dyja palët. Tensionet u përshkallëzuan veçanërisht pas vrasjes së një prej liderëve të Hamasit në Bejrut.

“Nëse armiku po mendon për luftë kundër Libanit, ne do të luftojmë pa hezitim, pa rregulla, pa ndalesë dhe pa kufij”, tha lideri i Hezbollahut, Hassan Nasrallah disa ditë më parë.

lufta izrael-palestine yoav gallant

Sondazh

Poll