Bota

Vrasje makabër në Slloveni! Kuzhinieri vret dhe copëton gruan, organet e viktimës u gjetën brenda një kove

Mësohet se një kuzhinier 48-vjeçar ka vrarë brutalisht gruan e tij dhe më pas e ka copëtuar.

9 Janar 2024, 08:15 Nga N.F

 

Vrasje makabër në Slloveni! Kuzhinieri vret dhe copëton gruan,
Vrasësi dhe viktima

SLLOVENI- Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Slloveni ku është zbardhur një krim makabër. Mësohet se një kuzhinier 48-vjeçar ka vrarë brutalisht gruan e tij dhe më pas e ka copëtuar. Sipas mediave të huaja Josef Hanuska pasi ka kryer vrasjen i ka hequr zemrën partneres së tij, Patricias dhe më pas e ka copëtuar.

Sipas dekalaratave të policisë në banesën e çiftit u gjet një kovë me organet e ndryshme të vajzës. Ngjarja e rëndë u zbulua nga një i afërm i 48-vjeçarit i cili u tha autoriteteve se kishte marrë një mesazh nga kuzhinieri se ai do të vriste veten.Kur policia shkoi në banesën e 48-vjeçarit ai ishte larguar dhe në krevat gjetën trupin e coptuar të Patricias e cila ishte mbuluar me çarçaf dhe sipër saj kishte një pasaportë britanike. Ndërkohë ai u gjet dhe u arrestua pasi u zbulua  ifshehur brenda një bodrumi.

Në lidhje me ngjarjen kanë reaguar edhe fqinjët e çiftit të cilët i kishin dëgjuar teksa debatonin. Sipas fqinjëve kuzhinieri e kishte kërcënuar se do ti shqyente kokën. Ndërkohë një fqinj tjetër ishte shprehur se çifti kishte probleme me alkoolin dhe ziheshin shpesh.

Pas regjistrimit të kësaj ngjarje u rikthye edhe një herë në vëmendje se kuzhinieri ishte djali i në vrasësi pasi vite më parë babai i tij kishte vrarë dy gra. Babai i 48-vjeçarit u arrestua dhe u ekzekutua në vitin 1979 për vrasjen e dy grave që kishte takuar në një festë. “Goditësi i Bratslavës” siç quhej në atë kohë Stefan Padi i kishte çuar dy femrat në banesën e tij dhe kur nuk kishin pranuar të bënin seks me të i kishte vrarë. Njërën e kishte vrarë menjëherë ndërsa të dytën e vrau pasi e përdhunoi.

slloveni vrasje kuzhinier masaker

Sondazh

Poll