Bota

Shpërthen në flakë marteniteti në Irak, humbin jetën 4 fëmijë

Në një deklaratë për shtyp, Kryqi i Kuq i Irakut deklaroi se 190 persona dhe 150 fëmijë ishin evakuuar nga zjarri në qytetin Diwaniyah, rreth 175 kilometra në jug të Bagdadit.

9 Janar 2024, 08:30 Nga a.l
Shpërthen në flakë marteniteti në Irak, humbin jetën 4
Zjarr në Irak

IRAK- Një martenitet në Irak është përfshirë nga flakët, ku për pasojë 4 fëmijë kanë humbur jetën.  Ministri irakian i Shëndetësisë, Saleh Al-Hasnawi, njoftoi të hënën në mbrëmje formimin e komiteteve për të hetuar shkaqet e zjarrit në spitalin e lindjes në provincën e Diwaniyah, shkruajnë mediat e huaja. 

“Bazuar në direktivat e Kryeministrit, ne shkuam në spitalin në Diwaniyah, ku shpërtheu një zjarr, dhe u takuam me punonjësit dhe kompaninë operuese dhe dëgjuam dëshmitë e tyre,” tha Al-Hasnawi për Agjencinë Irakiane të Lajmeve (INA).

Në një deklaratë për shtyp, Kryqi i Kuq i Irakut deklaroi se 190 persona dhe 150 fëmijë ishin evakuuar nga zjarri në qytetin Diwaniyah, rreth 175 kilometra në jug të Bagdadit. Al-Hasnawi tha në një konferencë për shtyp të mbajtur pasi zjarrfikësit kishin shuar flakët se letrat e përdorura dhe materialet që i përkisnin një kompanie që rinovonte spitalin u ndezën nga një qark i shkurtër elektrik që shkaktoi zjarrin. Zyrtari irakian shtoi se problemet e frymëmarrjes morën jetën e katër foshnjave të lindura para kohe në njësinë e kujdesit intensiv neonatal. 

zjarr ne irak

Sondazh

Poll