Aktualitet

“Rrugët pa probleme”, disa zona të Gjirokastrës pa energji elektrike, emergjencat: Ka rënë 15 mm shi

7 Nëntor 2019, 08:01 Nga DOSJA
“Rrugët pa probleme”, disa zona të Gjirokastrës pa

GJIROKASTËR-  Reshje të shumta shiu kanë rënë gjatë natën në qarkun e Gjirtokastrës, por siatuata dëri tani paraqitet e qetë dhe pa përmbytje. Sipas një njoftimi nga emergjencat e Bashkisë Gjirokastër, gjatë natës ka rënë 15 mm shi.

Po ashtu bëhet me dije se ka mungesë energjie në disa zona si Njësia Adminsitrative, Luftinjë, Buz dhe Bashkia Memaliaj.

“Ne qarkun Gjirokaster, sipas informacinit te mare nga emergjencat e bashkive situata paraqitet: Gjate nates kane 15 mm reshje shiu. Rruget jane te hapura dhe nuk paraqiten problemem. Mungon energjia elektrike ne Nj.Ad.Luftinje dhe Nj.Ad. Buz bashkia Memaliaj. Lumi Vjosa eshte ne shtratin e tij dhe nuk perben shqetesim. Porosite e MM jua derguam gjithe EC te bashkive te qarkut. Jemi ne ndjekie te situates”, shkruhet në njoftim.

Reshje të shumta shiu kanë rënë gjatë natës në të gjithë vendin tonë. Shqipëria është zgjuar një pjesë nën ujë, ku probleme të shumta ka pasur në Tiranë, Durrës, Lezhë e Kavajë. Probleme ka pasur dhe në Gjirokastër, ku disa Njësi Administrative kanë qenë pa energji elektrike. Ndërkohë mësohet se Shkodra, Vlora e Kruja që kanë qenë qytete më të rrezikuara këtë herë nuk janë përmbytur.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet permbytje ne shqiperi shqiperia nen uje situata ne gjirokaster permbytje ne shqiperi shqiperia nen uje situata ne gjirokaster

Sondazh

Poll