Aktualitet

Shqipëria nën ujë/ Përmbyten Tirana, Durrësi, Lezha dhe Kavaja, vërshojnë në rrugë ujërat e zeza, probleme me qarkulli

7 Nëntor 2019, 07:16 Nga DOSJA
Shqipëria nën ujë/ Përmbyten Tirana, Durrësi, Lezha dhe

SHQIPËRI- Reshjet e dendura të shiut gjatë natës kanë sjellë probleme në shumë qytete të vendit. Shumë rrugë të Tiranës, Durrësit, Lezhës dhe Kavajës janë gdhirë nën ujë dhe këto kjo situatë ka sjellë edhe probleme në qarkullimin rrugor.

Situata më alarmante është në Durrës, madje në disa lagje uji ka shkuar deri në 50 centimetra. Uji në këtë qytet është futur në hyrje pallatesh dhe makinat janë fundosur. Po kështu ujërat e zeza kanë vërshuar nëpër rrugë dhe kanë sjellë erë të keqe. Nuk mungojnë edhe bllokimet e pusetave dhe mungesa e energjisë elektrike.

Që prej ditës së djeshme në disa fshatra të Njësisë adiministrative Zejman në Lezhë nuk ka energji elektrike. Ndërsa në aksin Bajram-Curr-Valbonë, lëvizja e mjeteve bëhet në njëri krah pasi ka rrëshqitje gurësh.

IGJEUM parashikon se reshjet e shiut do të vijojnë me intesitet të lartë në orët në vijim. Po kështu priten nga reshjet e dendura të ketë përmbytje në basenin Drin-Buna, Liqenin e Shkodrës dhe zonat e nën-Shkodrës. Temperatura minimale do të shkojë deri në 11 gradë Celcius.

Pas alarmit nga IGJEUM, ka ardhur dhe një reagim nga Prefekti i Shkodrës, i cili ka deklaruar se situata është nën kontroll dhe nuk ka asgjë të t’u shqetësuar. 

Policia e Shtetit duke parë situatën e motit në vend u ka bërë thirrje të gjithë shoferëve që të jenë të kujdesshëm teksa ngasin makinat e tyre.  Nga ana tjetër Ministria e Infrastrukturës dhe Energjitikës lajmëron se tre ditët në vijim do të jenë problematike dhe me reshje të dendura, kështu që qytetarët duhet të kenë kujdes.

J.V. Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet përmbyten qytetet në vend permbytje ne shqiperi shqiperia nen uje përmbyten qytetet në vend permbytje ne shqiperi shqiperia nen uje

Sondazh

Poll