Aktualitet

Shi e përmbytje në vend, Policia thirrje shoferëve: Tregoni kujdes, mos rrezikoni jetën (VD)

7 Nëntor 2019, 07:39 Nga DOSJA
Shi e përmbytje në vend, Policia thirrje shoferëve: Tregoni

TIRANË- Policia e Shtetit duke parë situatën e motit në vend u ka bërë thirrje të gjithë shoferëve që të jenë të kujdesshëm teksa ngasin makinat e tyre. Në një njoftim për mediat, Policia bën me dije se situata me rreshjet është e rënduar, pasi në shumë rrugë ka prezencë uji.

Drejtuesit e mjeteve të mos qarkullojnë me shpejtësi, të mos kryejnë manovra apo parakalime të gabuara, të vendosin rripin e sigurimt dhe të mos përdorin celularin gjatë drejtimit të mjetit”, shkruan Policia.

REAGIMI I PLOTË

Policia Rrugore, nisur nga moti i keq me reshje të dendura shiu në disa zona të vendit, apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve të bëjnë kujdes të veçantë, pasi ka prezencë të ujit në disa rrugë. Drejtuesit e mjeteve të mos qarkullojnë me shpejtësi, të mos kryejnë manovra apo parakalime të gabuara, të vendosin rripin e sigurimt dhe të mos përdorin celularin gjatë drejtimit të mjetit.

Drejtuesit e motomjeteve të vendosin kaskën mbrojtëse dhe ata të biçikletave të ndriçojnë biçikletën gjatë udhëtimit dhe në rast rreshjeve të dendura të ndërpresin lëvizjen deri në qetësimin e motit, për të mos rrezikuar jetën. Gjithashtu një vëmendje të veçantë duhet të tregojnë edhe këmbësorët që tentojnë të kalojnë nga njëri krah i rrugës në tjetrin, pasi edhe për shkak të shiut dhe errësirës, rreziku është i madh për tu përfshirë në aksident rrugor.

Policia Rrugore ka shtuar shërbimet në të gjitha akset dhe siguron drejtuesit e mjeteve se për çdo emergjencë që mund të kenë gjatë udhëtimit të telefonojnë menjëherë në numrin 112 apo të dërgojnë imazhe në Komisariatin Dixhital dhe shërbimi i Policisë do të jetë në kohë reale në ndihmë të tyre.

Reshje të shumta shiu kanë rënë gjatë natës në të gjithë vendin tonë. Shqipëria është zgjuar një pjesë nën ujë, ku probleme të shumta ka pasur në Tiranë, Durrës, Lezhë e Kavajë. Probleme ka pasur dhe në Gjirokastër, ku disa Njësi Administrative kanë qenë pa energji elektrike. Ndërkohë mësohet se Shkodra, Vlora e Kruja që kanë qenë qytete më të rrezikuara këtë herë nuk janë përmbytur.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet apeli i policise per shoferet permbytje ne shqiperi shqiperia nen uje apeli i policise per shoferet permbytje ne shqiperi shqiperia nen uje

Sondazh

Poll