Sport

Në Irlandë, një futbollist goditet nga një plumb "qorr" në mes të një ndeshjeje…

Një lojtar i Rearcross FC u plagos nga një plumb “qorr” që e goditi në krah teksa luante kundër Ballymackey FC

8 Janar 2024, 11:47 Nga DOSJA

Në Irlandë, një futbollist goditet nga një plumb

IRLANDE - Një futbollist 32- vjeçar u dërgua me urgjencë në spital, pasi u qëllua në krah gjatë një ndeshjeje në Irlandë .

Kjo ngjarje e çuditshme ndodhi gjatë pjesës së dytë të ndeshjes ndërmjet Junior B të Rearcross FC kundër Ballymackey FC .

Shtypi britanik raporton se lojtarët dhe spektatorët dëgjuan futbollistin e Rearcross FC duke bërtitur nga dhimbjet, para se të binte në tokë.

Në momentin që u trajtua nga shërbimet e urgjencës në bar, ata kuptuan se futbollisti ishte qëlluar. Lojtari u dërgua në Spitalin Universitar Limerick dhe u lirua menjëherë, pasi lëndimet e tij nuk ishin serioze.

Policia ka rrethuar zonën përreth stadiumit, por ky incident me armë nuk po trajtohet si incident i bandës dhe nuk ka lidhje me ndonjë krim. Shtypi vendas raporton se mund të ketë qenë një goditje e humbur nga toka bujqësore aty pranë.

Në Irlandë, një futbollist goditet nga një plumb

B.T (Dosja.al)

 

Sondazh

Poll