Sport

E turpshme, Cikalleshi humbet rrogën dhe ekipin në Turqi!

Veprim i çuditshëm ky nga klubi që militon në Superligën turke. Cikalleshi është golashënuesi i sezonit për ta, ndërsa Berndardoni ka luajtur çdo ndeshje si titullar duke mbrojtur portën.

8 Janar 2024, 10:49 Nga DOSJA
E turpshme, Cikalleshi humbet rrogën dhe ekipin në Turqi!

TURQI - Sokol Cikalleshi nuk luajti dje kundër Galatasaray, sepse drejtuesit e Konyaspor e lanë jashtë listës. Bashkë me sulmuesit e Kombëtares, ishte jashtë dhe portier i parë Paul Bernardoni.

Ky vendim erdhi, pasi të dy lojtarët kërkuan të shlyheshin pagat e prapambetura. Kështu raporton “Webaslan” nga Turqia. Veprim i çuditshëm ky nga klubi që militon në Superligën turke. Cikalleshi është golashënuesi më i mirë për ta, ndërsa Berndardoni ka luajtur çdo ndeshje si titullar duke mbrojtur portën.

Po ashtu me 8 golat e tij dhe 2 asistet, Cikalleshi mban vend e 7-të në renditjen e golashënuesve të Superligës turke. Pritet si do shkojë e ardhmja e dy lojtarëve në vazhdim. Ndeshja mes Galatasarayt dhe Konyaspor e javës së 19-të, ka përfunduar 3-0 në favor të Galatasarayt.

BT (Dosja.al)

Sondazh

Poll