Sport

Brazili ka tashmë një trajner të ri, i beson sërish shkollës braziliane!

Dorival Junior zëvendëson Fernando Diniz, i cili qëndronte në pankinën e Brazilit prej 5 korrikut të vitit të kaluar. Trajneri i ri, i cili luan me skemën 4-2-3-1, ka firmosur deri në 2026.

8 Janar 2024, 10:46 Nga DOSJA
Brazili ka tashmë një trajner të ri, i beson sërish

BRAZIL - Dorival Junior do të jetë trajneri i ri i Brazilit. Drejtuesit e CBF (Federata Braziliane e Futbollit) kishin zgjedhur Carlo Ancelottin si personin e duhur për të rikthyer skuadrën Seleçao te Kupa e Botës, por italiani rinovoi me Realin e Madridit.

Dëshirë kishte edhe për firmën me Jose Mourinhon, ndërkohë që zgjidhja ka ardhur brenda familjes. Me Brazilin që do të vijojë të drejtohet nga një trajner brazilian.

61-vjeçari ka drejtuar së fundmi Sao Paulon, klub që njoftoi emërimin e Dorival Junior si teknikun e ri të 5 herë kampionëve të botës. Duke e lënë të lirë të realizonte ëndrrën e jetës.

Dorival është një trajner me një reputacion shumë të lartë në Brazil, ka drejtuar disa nga skuadrat më të mira të vendit. Duke përfshirë Cruzeiro, Santos, Vasco da Gama, Internacional, Atletico Mineiro, Flamengo, Fluminense, Palmeiras, Athletico Paranaense dhe Sao Paulo.

“Është realizimi i një ëndrre personale, që u bë e mundur falë mirënjohjes për punën e bërë te Sao Paulo. Dua të falënderoj klubin, por edhe gjithë tifozët për mbështetjen e tyre”, u shpreh trajneri i ri i Brazilit.

Dorival Junior zëvendëson Fernando Diniz, i cili qëndronte në pankinën e Brazilit prej 5 korrikut të vitit të kaluar. Trajneri i ri, i cili luan me skemën 4-2-3-1, ka firmosur deri në 2026.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll