Sport

Klauzola e çmendur… ndryshon gjithçka edhe për Erling Haaland

Real Madridi nuk e ka vetëm Kylian Mbappen në sy. Edhe Erling Haaland kënaqet dhe një zbulim djallëzor për klauzolën e tij ndryshon gjithçka.

8 Janar 2024, 10:19 Nga DOSJA

Klauzola e çmendur… ndryshon gjithçka edhe për Erling

SPANJE - Kush do të jetë sulmuesi yll i Real Madrid sezonin e ardhshëm? Edhe nëse Endrick i mrekullueshëm është një ardhje e njohur për klubin ‘Merengue’, Shtëpia e Bardhë padyshim që nuk ka ndërmend të ndalet me kaq dhe po synon një yll ofensiv për verën e vitit 2024. 

Gjë që “AS” e konfirmon orët e fundit me një njoftim mjaft të çmendur, pasi klubi ‘Merengue’, madje do të besonte se është i aftë, financiarisht, për të siguruar ardhjet e Mbappé dhe Haaland në të njëjtën kohë, nëse ardhja e tyre do të ishte e mundur.

A priori, të dy nuk do të vijnë në Madrid, por ndërkohë që paqartësia vazhdon të rrethojë të ardhmen e Mbappe-së, “AS” zbulon shumën në lidhje me Erling Haaland dhe klauzolën e tij të famshme të lirimit. Ndërsa kjo është përmendur për një kohë, rreth 200 milionë për verën e vitit 2024, “AS” siguron se kjo shumë vlen vetëm për një klub të Premier League. 

Për sa i përket një klubi të huaj, klauzola e Haaland do të ishte "më afër 100 milionë sesa 200", gjë që padyshim ndryshon, duke e bërë “vrasësin” norvegjez shumë më të aksesueshëm. I kurorëzuar me çmimn e “Onze d'Or” 2023 ditët e fundit, a po shkon Erling Haaland drejt një transferimi të bujshëm këtë verë?

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll