Sport

SKANDAL / Babai i sulmuesit shqiptar në Itali, “merr hak”, zbret në fushë dhe godet me grusht kundërshtarin e të birit! – Shiko VIDEON

Në Serinë C, babai i sulmuesit të Cesena zbret nga tribuna dhe godet me grusht portierin e Olbias, i cili kishte goditur djalin e tij gjatë ndeshjes.

7 Janar 2024, 22:46 Nga DOSJA
SKANDAL / Babai i sulmuesit shqiptar në Itali, “merr hak”,

ITALI - Episodi e pabesueshëm çfarë ka ndodhur në fundin e ndeshjes Cesena-Olbia, ndeshje e Grupit B të Serisë C. Në minutën e 90-të, me fitoren e vendasve falë golit të Corazza-s, ka zbritur babai i Cristian Shpendit, sulmuesit shqiptar të Cesena-s.

Ai vrapon dhe dhe sulmon portierin kundërshtar, Filippo Rinaldi, duke përfituar edhe nga fundi i tensionuar i ndeshjes. Babai i futbollistit shqiptar goditi në fytyrë Rinaldin me grushtin e djathtë për t'u ndalur më pas nga Riccardo Chiarello, mesfushori i Juventusit, si dhe anëtarë të tjerë të stolit vendas.

Sipas asaj që qarkullon nga mediat italiane, çmenduria e babait të Shpendit është motivuar nga një goditje që portieri Rinaldi i kishte dhënë djalit të tij gjatë ndeshjes, me sulmuesin të detyruar të largohej për shkak të një dëmtimi në pjesën e vetullës. Përveç pasojave për lojtarin, Cesena tani rrezikon një gjobë dhe skualifikim nga fusha.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll