Aktualitet

Ngjarjet e bujshme/ Ish drejtuesi i Policisë: Janë shtuar vrasjet me pagesë dhe kanë sjellë ulje të çmimeve

7 Nëntor 2019, 06:12 Nga DOSJA
Ngjarjet e bujshme/ Ish drejtuesi i Policisë: Janë shtuar vrasjet me

Tiranë- Vrasjet zënë vendin kryesor të kronikave në vend. Për këtë situatë, ish-drejtuesi i Policisë,  Asllan Dogjani ka deklaruar së fundmi  se vrasjet me pagesë janë shtuar, dhe nga kjo situatëedhe çmimi ka rënë. Sipas tij shteti i di se cilët janë autorët dhe kur do mund t’i kapë për 24 orë autorët.

“Janë shtuar shumë vrasjet me pagesë saqë ka rënë edhe çmimi, kjo është për të vënë duart në kokë. Shteti i di se kush janë, kur do shteti i kap për 24 orë, por kur del kryeministri  e thotë; hëngshin kokat e tyre i hap dritën jeshile krimit. Ti ke shtetin, SHISH dhe vegla për ta kapur, por këta nuk duan t’i kapin. Shteti edhe prej kartoni me qenë të fshin, por këta janë të lidhur me ta. Por nëse ti i merr këta në fushatë, i mban pas vetes që i bëjnë presion qytetarit për të votuar, atëherë ti do i kesh bashkëpunëtorë gjatë gjithë karrierës. Këta kanë kapur shtetin shteti është i kapur”, është shprehur ai në emisionin “Byro Politike” në “Abc News”.

Pas atentatit ndaj prokurorit Arjan Ndoja, vendi u trondit nga një tjetër ngjarje kriminale. Mesditën e djeshme në Sume të Shkodrës, Gjergj Krygja, 43-vjeç dhe baba i tre fëmijë. Ai u ekzekutua në pragun e shtëpisë.

J.V/Dosja.al 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet

Sondazh

Poll