Aktualitet

Korçarët sërish në panik, një tjetër tërmet lëkund zonën juglindore të vendit, s’ka dëme materiale

7 Nëntor 2019, 06:34 Nga DOSJA
Korçarët sërish në panik, një tjetër tërmet

Korçë- Sërish Korça është tronditur nga tërmetet. Mbrëmjen e djeshme në orën 23:02 një tërmet me magnitudë 3.4 ka shqetësuar edhe alarmuar të gjithë banorët e zonës.

Mësohet e se epiqendra e këtij tërmeti ka qenë 17 kilometra larg qytetit të Korçës. në fshatin Nikolicë. Nuk raportohet për dëme materiale apo të lënduar.

 

Korça muajt e fundit, që prej qershorit është prekur shumë nga lëkundjet e tërmetit. Pas tërmetit të qershorit që pati dëme të mëdha dhe shumë banesa u dëmtuan, më 1 nëntor sërish pati një tërmet të fortë në Korçë. Tërmeti me një magnitudë  4.7 tronditi zonën e Korçës, epiqendra ishte në fshatin Miras.

Po kështu Një tërmet i fortë goditi Shqipërinë muajin e kaluar. Sipas IGJEUM forca e tërmetit ka ishte manginutë 5.8 ballë i shkallës rihter me epiqendër në detin Adriatik afër qytetit të Durrësit. Lëkundjet ishin të forta dhe u dëmtuan më shumë se 900 banesa dhe u lënduan mbi 110 persona.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet termet i forte ne shqiperi tërmeti i fortë në korçë termet i forte ne shqiperi tërmeti i fortë në korçë

Sondazh

Poll