Sport

“Benzema, sulmuesi që i duhet Man.United”

Louis Saha, ish-sulmuesi i “Djajve të Kuq”, beson se francezi me aftësitë që ka do t'i shtonte kualitetin lojës së Man.United

6 Janar 2024, 19:00 Nga DOSJA

“Benzema, sulmuesi që i duhet Man.United”

ANGLI - Louis Saha, një ish-sulmues francez që luajti së bashku me Cristiano Ronaldon te Manchester United, sugjeron që “Djajtë e Kuq” duhet të lëvizin drejt nënshkrimit me Karim Benzema, i cili duket se është i pakënaqur te Al Ittihad në Arabinë Saudite.

“Ai (Benzema) do të shkundë vijën sulmuese të United dhe kjo është ajo që ata kanë nevojë. Ai do të shënojë gola dhe do të luajë shumë më mirë. Është thjesht një ëndërr, por Karim është ende një djalë shumë profesionist, është tipi i sulmuesit nga i cili do të mësojë Hojlund, por kjo nuk është vetëm një fantazi”,- thotë Saha.

“Benzema, sulmuesi që i duhet Man.United”
Louis Saha, në të majtë, në një dyluftim me Deco në ndeshjen Manchester United - Porto, në 2004.

Francezi mbrojti edhe Hojlundin, i cili ka shënuar vetëm një gol në Premier League: “Është klubi i duhur për të, por është e padrejtë t'i mbetet vetëm atij përgjegjësia e numrit nëntë, pa një lojtar me përvojë pranë tij”.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll