Bota

Jo shumë të ndryshëm, studimi i ri zbulon ngjyrat e vërteta të Uranit dhe Neptunit

Studimi i ri ka hedhur dritë edhe mbi misterin e Uranit që duket sikur ndryshon ngjyrë përgjatë stinëve të tij. Vëzhgimet e mëparshme kanë treguar se planeti duket më i gjelbër në verë dhe dimër kur polet e tij drejtohen nga Toka dhe dielli.

5 Janar 2024, 22:53 Nga r.ll

 

Jo shumë të ndryshëm, studimi i ri zbulon ngjyrat e vërteta
dy planetet

 

SHBA- Një studim i ri nga Universiteti i Oksfordit ka zbuluar se Urani dhe Neptuni  kanë ngjyrë të ngjashme. Nuanca blu e Neptunit është paksa më e dukshme se e Uranit.

Ngjyra e dy gjigantëve të akullt është rezultat i nivelit të lartë të metanit në atmosferat e tyre, një gaz që përthith dritën e gjelbër dhe të kuqe. Në imazhet e vjetra të NASA Voyager 2, Neptuni dukej në blu sepse fotove u ishte ndryshuar kontrasti për të theksuar karakteristikat e tij. Në fotot e reja, ngjyra e vërtetë e dy planetëve duket të jetë blu në të gjelbër të zbehtë, shkruajnë mediat e huaja.

Studimi i ri ka hedhur dritë edhe mbi misterin e Uranit që duket sikur ndryshon ngjyrë përgjatë stinëve të tij. Vëzhgimet e mëparshme kanë treguar se planeti duket më i gjelbër në verë dhe dimër kur polet e tij drejtohen nga Toka dhe dielli.

Duke përdorur modelet kompjuterike, ekipi thotë se një mjegull atomesh metani formohet mbi polin e drejtuar nga dielli, shpërndan dritën dhe rrit reflektimin e valëve të gjelbra dhe të kuqe. Gjithsesi mbetet ende një enigmë pse nivelet e metanit janë më të pakta në polet e Uranit dhe pse mjegulla formohet mbi polin më të ngrohtë.

 

urani neptuni

Sondazh

Poll