Bota

Tubim masiv në Jemen për të mbështetur palestinezët/ Rebelët "Houthi": Gati të luftojmë SHBA-në

Pamjet drejtpërdrejt nga sheshi Al-Sabeen në Sanaa treguan një numër të pafund demonstruesish, shumë prej të cilëve mbanin flamuj palestinezë.

5 Janar 2024, 21:26 Nga A.TH
Tubim masiv në Jemen për të mbështetur palestinezët/
foto nga demonstrata

JEMEN- Mijëra njerëz në Jemen u mblodhën sot në kryeqytetin e Jemenit, Sanaa dhe qytete të tjera në një tubim solidariteti me palestinezët.

Al Masirah TV, kanali televiziv shtetëror i drejtuar nga Houthis, pretendoi se dy milionë jemenas morën pjesë në marshimin "Gjaku i njerëzve të lirë në rrugën drejt fitores".

Pamjet drejtpërdrejt nga sheshi Al-Sabeen në Sanaa treguan një numër të pafund demonstruesish, shumë prej të cilëve mbanin flamuj palestinezë.

Zyrtarët Houthi iu drejtuan turmave përmes një deklarate gjatë tubimit, ku thanë se jemenasit janë gati të luftojnë SHBA-në. Po sot u përkujtuan 10 luftëtarët e vrarë nga SHBA javën e kaluar. Njëkohësisht u dënua vrasjen e al-Arouri në Liban dhe kërkuan një bojkot arab të mallrave dhe produkteve izraelite dhe amerikane.

protesta ne jemen

Sondazh

Poll