Bota

Hezbollahu: Kemi kryer 670 operacione ushtarake në kufi me Izraelin që nga 7 tetori

Nasrallah shprehu shqetësimin se nëse ushtria izraelite arrin qëllimet e saj ushtarake në Gaza, atëherë do të kthehet nga Libani.

5 Janar 2024, 20:00 Nga A.TH
Hezbollahu: Kemi kryer 670 operacione ushtarake në kufi me Izraelin që
lideri i hezbollahut

LIBAN- Sayyed Hassan Nasrallah, kreu i grupit të Hezbollahut bëri të ditur sot se janë kryer rreth 670 operacione në kufirin libanezo-izraelit që nga sulmi i Hamasit në 7 tetor, duke shkatërruar një numër të madh automjetesh dhe tankesh ushtarake izraelite.

Nasrallah shprehu shqetësimin se nëse ushtria izraelite arrin qëllimet e saj ushtarake në Gaza, atëherë do të kthehet nga Libani, raportojnë mediat e huaja.

Ndërkohë, Libani paraqiti një ankesë në Këshillin e Sigurimit të OKB-së për vrasjen të qëllimshme nga Izraeli të figurës së lartë të Hamasit, Saleh al-Arouri në Bejrut. Ankesa, thotë se Izraeli përdori gjashtë raketa në sulmin që vrau al-Arouri, duke shtuar se përdori hapësirën ajrore libaneze për të bombarduar Sirinë.

Udhëheqësi i Hezbollahut, Sayyed Hassan Nasrallah, tha se Libani do të ekspozohej ndaj më shumë operacioneve izraelite, nëse grupi i tij nuk do t'i përgjigjej vrasjes së Al-Arouri, një sulm të cilin disa analistë e kanë përshkruar si një mesazh izraelit për Hezbollahun se bastionet e tij ishin të pambrojtur.

Duke mbajtur një fjalim televiziv për herë të dytë në më pak se një javë, Nasrallah tha se grupi nuk mund të heshtë për një shkelje të këtij niveli. "Kjo do të thotë se i gjithë Libani do të ekspozohet, të gjitha qytetet, fshatrat dhe figurat do të ekspozohen," shtoi ai.

lufta izrael-palestine hezbollah

Sondazh

Poll