Bota

SHBA ofron deri në 10 milionë dollarë për çdo informacion që mund të ndërpresë financimet për Hamasin

Departamenti i Shtetit bëri të ditur se financuesi i njohur si Hamza, ka menaxhuar kompani të shumta në interes të Hamasit dhe ka qenë i përfshirë më parë në transferimin e pothuajse 20 milionë dollarëve për organizatën.

5 Janar 2024, 20:03 Nga A.TH
SHBA ofron deri në 10 milionë dollarë për çdo
foto ilustruese

SHBA- Departamenti Amerikan i Shtetit po kërkon informacion për pesë financierë të Hamasit: Abdelbasit Hamza Elhassan Khair, Amer Kamal Sharif Alshawa, Ahmed Sadu Jahleb, Walid Mohammed Mustafa Jadallah dhe Muhammad Ahmad 'Abd Al-Dayim Nasrallah.

Sipas mediave të huaja, Departamenti i Shtetit bëri të ditur se financuesi i parë, i njohur si Hamza, është një individ me bazë në Sudan, i cili ka menaxhuar kompani të shumta në portofolin e investimeve të Hamasit dhe ka qenë i përfshirë më parë në transferimin e pothuajse 20 milionë dollarëve për organizatën.

Ai gjithashtu ka lidhje të gjata financimi me kompanitë e lidhura me al-Kaedën dhe Osama bin Laden në Sudan. Për tre nga individët, Amer Kamal Sharif Alshaëa, Ahmed Sadu Jahleb dhe Ëalid Mohammed Mustafa Jadallah, Departamenti thotë se janë pjesë e rrjetit të investimeve të grupit në Turqi.

Departamenti është në kërkim të informacionit që do të çonte në identifikimin dhe ndërprerjen e burimeve të të ardhurave të Hamasit ose mekanizmave të tij kryesorë të lehtësimit financiar dhe çdo donatori të madh apo lehtësues financiar.

shba hamas

Sondazh

Poll