Politike

Vasil Kaliva kërkesë Edi Ramës: Dua të zëvendësoj Jorgo Goron, do sfidoj nacionalizmat

Përmes një videoje në Facebook, ai tregon edhe arsyet përse ia ka kërkuar këtë gje Edi Ramës. 

5 Janar 2024, 22:24 Nga r.ll
Vasil Kaliva kërkesë Edi Ramës: Dua të zëvendësoj
vasil kaliva

HIMARË- Vasil Kaliva gazetar dhe ish-kryetar komune në fshatin Mesopotam të Vlorës i ka bërë kërkesë publike Edi Ramës, duke u vetëofruar të bëhet kryetar bashkie në Himarë. 

Përmes një videoje në Facebook, ai tregon edhe arsyet përse ia ka kërkuar këtë gje Edi Ramës. 

"E para kam dëshirën dhe kapacitetet që duhen për të sfiduar nacionalizmin në të dyja anët e kufirit, e dyta sepse sipas jam njohës i mirë i problemeve të zonës së Himarës, jam i pranueshëm nga të gjitha palët dhe kam kurajon dhe përgatitjet për të përballur citatet patriotike të zotit Dule", thotë Kaliva ndër të tjera në video. 

Kujtojmëse kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës, Fredi Beleri ndodhet në burg pasi akuzohet për blerje votash dhe nuk i jepet leja nga autoritetet e posaçme për të kryer betimin si kryetar bashkie.

vasil kaliva himare

Sondazh

Poll