Politike

Mbështetësit e Berishës mblidhen poshtë shtëpisë së tij, përkujtojnë përvjetorin e Rilindjes Demokratike (FOTO)

Ata kundërshtojnë masën e sigurisë të dhënë nga GJKKO për Berishën, ndërsa më herët janë shprehur se këto mbledhje janë në solidarizim me ish-kreun e qeverisë.

5 Janar 2024, 17:52 Nga h.k
Mbështetësit e Berishës mblidhen poshtë shtëpisë
foto e mbeshtetesve

TIRANË-Dhjetëra mbështetës të Kreut të Partisë Demokratike, Sali Berisha janë mbledhur edhe ditën e sotme poshtë pallatit të tij. Ashtu si netët e tjera edhe sonte të pranishëm janë edhe deputetë demokratë dhe vajza e Berishës, Argita Malltezi.

Ata kundërshtojnë masën e sigurisë të dhënë nga GJKKO për Berishën, ndërsa më herët janë shprehur se këto mbledhje janë në solidarizim me ish-kreun e qeverisë.

Berisha, i cili ndodhet në masën e arrestit në shtëpi prej disa ditësh ka mundur të komunikojë me mbështetësit e tij përmes fjalimeve që ka mbajtur nga dritarja e banesës.

 

sali berisha

Sondazh

Poll