5 Janar 2024, 18:57
Nga r.ll
sali berisha
TIRANË- Lideri i opozitës, Sali Berisha në fjalimin e tij nga dritarja e banesës,i ka garantuar mbështetësit e tij se në momentin që grihen, nuk ka më vend për Edi Ramën në Shqipëri.
Sipas Berishës, kjo protestë duhet të jetë një thirrje në ndërgjegjen e çdo shqiptari që të mos mërziten, mos të lodhen dhe mos të tremben.
PJESË NGA FJALA E BERISHËS:
Ky dhunim, ky kërcënim, ky sulm ndaj gazetarëve, parlamentarëve të fjalës së lirë, është sulm ndaj secilit prej jush.
Është sulm ndaj dinjitetit tuaj. Është sulm ndaj të drejtave tuaja për t’u informuar. Dhe nuk ka asgjë, Edi Rama nuk kërkon asgjë nga ju përveç indiferencës suaj, që të vaprojë veprën e tij të zezë.
Mos të kemi iluzion se fjala e lirë është antidoti absolut i diktaturave. Se fjala e saj, është vdekja e lirisë, është vdekja e demokracisë. Pa fjalën e lirë mund të jesh i pasur, mund të jesh profesionist i zoti, por njeri me dinjitet nuk je kurrë. U drejtohem sot qytetarëve shqiptarë, kjo ishte për mediat, por kjo është më tronditësja.
Por historia e Shqipërisë ka provuar, historia e botës ka provuar se në aktin e parë madhor për të vendosur sistemin e frikës dhe diktaturës, regjimet bëjnë gjithçka për të heshtur opozitën. Me heshtjen e opozitës, mes përpjekjeve për të heshtur opozitën, ata arrijnë të ngulisin frikën gjer në palcë.
Çdo qytetar të shndërrojë njeriun krenar, qenie e barabartë para Zotit, në një larvë që zvarritet në mbretërinë e frikës. E thashë në fillim se kjo protestë është e shenjtë se asgjë nuk do Edi Rama përveçse të marrë fjalën e lirë.
Po pse ndalem unë te ai? Se vetëm ai është i tillë. Dhe nuk është vetëm, është me bashkëshorten e tij.
Do mbetet në memorien time e pashlyer nata kur sikur të ishte zonja Makbeth, Linda Rama fton gazetarët në Pallatin Presidencial dhe u thotë, gati sa nuk u tha shtriga, po ju me ato fjalimet tuaja, që m’i bëni helme dhe gjilpëra burrit tim dhe ne. Imagjinoni ju se çfarë ndajnë ata për fjalën e lirë, për dinjitetin e qytetarëve.
Ndaj dhe sot kjo protestë duhet të jetë një thirrje në ndërgjegjen e çdo shqiptari: mos u mërzitni, mos u lodhni, mos u trembni.
Ua them unë ju, se sot paratë e drogës, falangat e krimit që kanë pushtuar çdo institucion, vërtet mbjellin frikë dhe terror. Por ata e bëjnë këtë vetëm pse nuk ngrihemi ne.
Ju garantoj ju se në momentin që ne ngrihemi, nuk ka tunel, nuk ka vrimë, nuk ka vend më për Edi Ramën, në Surrel, Tiranë apo Shqipëri.
sali berisha
Politike
5 Janar 2024, 18:28
r.ll
sali berisha
TIRANË- Në 33-vjetorin e themelimit të gazetës "Rilindja Demokratike", kryetari i Partisë Demokratike, Sali Beri...
Politike
5 Janar 2024, 17:52
h.k
foto e mbeshtetesve
TIRANË-Dhjetëra mbështetës të Kreut të Partisë Demokratike, Sali Berisha janë mbledhur edhe dit...
Politike
5 Janar 2024, 16:14
h.k
Ilir Beqaj
TIRANË- Ilir Beqaj, ish-Ministri i Shëndetësisë ka folur për mediat pas daljes nga SPAK, ku ishte paraqitur për z...
Politike
5 Janar 2024, 15:31
r.ll
ilir beqaj
TIRANË- Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj është paraqitur si çdo të premte në ambiente...
Politike
5 Janar 2024, 14:09
N.F
Belind Këlliçi
TIRANË- Ditën e sotme anëtari i Kryesisë se PD-së, Belind Këlliçi ka dalë në nj&e...
Politike
5 Janar 2024, 13:08
I.A
KAS
TIRANË- Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve ka pranuar ankesën Lefter Maliqit për vendimin e Ilirjan Celibashit që nuk i hoqi...
Politike
5 Janar 2024, 12:08
I.A
Granit Gjana
TIRANË- Apeli i Posaçëm ka lënë në fuqi vendimin e GJKKO-së për ish-prefektin e Kukësit...
Politike
5 Janar 2024, 11:33
I.A
OPGJ
TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha nuk ka lejuar oficeret e policisë gjyqësore që të futën në banesën e tij, p...
Politike
5 Janar 2024, 10:30
I.A
OPGJ
TIRANË- Oficerët e policisë gjyqësore kanë shkuar ditën e sotme në banesën e kryedemokratit Sali Berisha ...
Politike
4 Janar 2024, 22:39
r.ll
genc gjokutaj
TIRANË- Genc Gjokutaj, avokati i kreut të PD-së, Sali Berishës thotë se nuk ka efektivë policie tek dera e bane...