Politike

Nën hetim për koncesionin e Sterilizimit, ish-ministri Beqaj paraqitet në SPAK

Masat e sigurisë për Beqajn u miratuan nga Gjykata e Posaçme më 16 nëntor, bazuar në kërkesën e prokurorisë.

5 Janar 2024, 15:31 Nga r.ll
Nën hetim për koncesionin e Sterilizimit, ish-ministri Beqaj paraqitet
ilir beqaj

TIRANË- Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj është paraqitur si çdo të premte në ambientet e SPAK në respektim të masës së sigurisë "detyrim paraqitje" të caktuar nga Gjykata e Posaçme për koncesionin e Sterilizimit.

Ish-ministri në dëshminë e dhënë më herët ka deklaruar se veprimtaria e tij është audituar nga Kontrolli i lartë i shtetit dhe nuk janë evidentuar shkelje.

Masat e sigurisë për Beqajn u miratuan nga Gjykata e Posaçme më 16 nëntor, bazuar në kërkesën e prokurorisë.

Deri tani nga hetimi i SPAK ai është zyrtari më i lartë nën akuzë për shkeljet e konstatuara me kontratën e partneritetit publik-privat të sterilizimit me vlerë 100 milionë euro, pas arrestimit në gusht të këtij viti të biznesmenit Ilir Rrapaj dhe zëvendësit të tij në Ministrinë e Shëndetësisë, Klodian Rrjepaj./Dosja.al

ilir beqaj ne spak

Sondazh

Poll