Politike

OPGJ shkon të verifikojë zbatimin e masës së sigurisë, Berisha nuk i lejon të futen brenda në banesë

Burime për Dosja.al, bëjnë me dije se në momentin që OPGJ si dhe efektivët e policisë së Shtetit, kanë shkuar për të kontrolluar, Berisha nuk i ka hapur derën.

5 Janar 2024, 11:33 Nga I.A
OPGJ shkon të verifikojë zbatimin e masës së sigurisë,
OPGJ

TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha nuk ka lejuar oficeret e policisë gjyqësore që të futën në banesën e tij, për verifikimin e masës së sigurisë. Burime për Dosja.al, bëjnë me dije se në momentin që OPGJ si dhe efektivët e policisë së Shtetit, kanë shkuar për të kontrolluar, Berisha nuk i ka hapur derën.

Mësohet se ai u është drejtuar oficerëve të policisë gjyqësore se nuk kanë të drejtë që t'i shkojnë për kontroll në banesë. Sipas Berishës, nëse oficerët duan që verifikojnë zbatimin e masës së sigurisë, duhet që të rrinë në ruajtje 24 orë.

Më 30 dhjetor 2023, Gjykata e Posaçme pranoi kërkesën e SPAK për ashpërsimin e masës së sigurisë dhe ndalimit të komunikimit për ish-kryeministrin dhe liderin e opozitës, Sali Berisha. Avokati i Berishës e cilësoi ndalimin e komunikimit si privim të lirisë për një deputet dhe e kishte paralajmëruar më herët apelimin e masës.

Sipas vendimit të gjykatës, Berisha urdhërohet të mos largohet nga banesa e tij si dhe të mos komunikojë me persona të tjerë. Kryedemokrati po hetohet për korrupsion pasiv në aferën “Partizani”, ndërsa Prokuroria ka kërkuar që Berisha të ketë kontakt vetëm me personat që jetojnë me të në të njëjtën banesë. 

sali berisha opgj

Sondazh

Poll