Sport

Pere Guardiola, “bosi” i Gironas, nuk do ta pengojë Michel për të ardhmen e tij...

Pere Guardiola, “bosi” i Gironas, njoftoi këtë të enjte se trajneri i tij Michel ishte i vetmi vendimmarrës për të ardhmen e tij dhe se ai nuk do ta mbante atë në rast të një oferte më të mirë.

5 Janar 2024, 12:30 Nga DOSJA

Pere Guardiola, “bosi” i Gironas, nuk do ta pengojë Michel

SPANJE - Girona bëri përshtypje edhe një herë këtë të mërkurë, duke mposhtur Atlético Madrid pas një ndeshje spektakolare (4-3). 

Rrugëtimi delirant i skuadrës së Michel (48 vjeç), i dyti në La Liga, me pike të barabarta me Real Madridin, magjeps aq sa tërheq edhe zili. Trajneri i klubit spanjol është nën vëzhgim nga klubet e mëdha evropiane, gjë që nuk u shpëton drejtuesve të tij.

Në një intervistë për “Relevo” këtë të enjte, Pere Guardiola, bashkëpronar i Gironas, njoftoi se ai nuk do ta pengonte të ardhmen e trajnerit të tij: “Ai është mjeshtër i së ardhmes së tij. E meriton.  Ju siguroj se nëse ka një ofertë nga Bayern Munich dhe ka kontratë me Girona, do ta çoj me makinën time në Munich”. 

Vëllai i Pep Guardiolës shfrytëzoi rastin për të falënderuar tranerin Michel që ka drejtuar klubin katalanas që nga korriku 2021 dhe që e lejoi të rikthehej në La Liga një vit më vonë: 

“Ajo që bëri në Girona na dha diçka për të qenë gjithmonë mirënjohës. Ai mund të kishte bërë një karrierë duke arritur në “Top 7”-shen evropiane diku tjetër, por ai zgjodhi ta bënte atë me ne. Michel është nën kontratë me Girona deri në qershor 2026.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll