Sport

VIDEO/ Sergio Ramos shpërtheu live ndaj një tifozi, si Messi në Kupën e Botës…

Humbja e Sevillas ndaj Athletic thelloi një krizë që e lë ekipin vetëm një pikë mbi zonën e rënies. Ekipi andaluz nuk ka fituar që nga 26 shtatori, kur mposhti fundin e tabelës, Almerían.

5 Janar 2024, 00:33 Nga DOSJA

VIDEO/ Sergio Ramos shpërtheu live ndaj një tifozi, si Messi në

SPANJE - Sevilla sapo kishte humbur 2-0 në shtëpi kundër Athletic Bilbaos në ndeshjen e 19-të të ligës spanjolle. Atmosfera në stadiumin “Ramón Sánchez Pizjuán” ishte e dendur. 

Sergio Ramos, në mes të fushës, kishte nisur të jepte një intervistë live për TV. Por papritmas ai u ndal. Ashtu si Messi me Weghorst, mbrojtësi spanjol filloi t'i bërtiste dikujt që ishte pas kamerës.

Çfarë ndodhi? Ai u ndez me një tifoz që fyente. "Kini pak respekt, po flasim. Respektoni njerëzit dhe stemën. Respektoni dhe mbylleni tani, vazhdo."

Ai ka rifilluar menjëherë intervistën para mikrofonave të DAZN dhe ka shpjeguar: “Duhet të durojmë gjithçka, por e kuptojmë zhgënjimin e fansave. Është normale: nuk kemi fituar për një kohë të gjatë dhe nuk u kemi dhënë gëzim. Duhet të njohim stemën që mbajmë në gjoks dhe ta lëmë të gjithën. Duhet të bëjmë durim, nuk ka rrugë tjetër”.

Sevilla po përjeton një nga momentet më komplekse sportive të viteve të fundit. Humbja ndaj Athletic thelloi një krizë që e lë ekipin vetëm një pikë mbi zonën e rënies.

Quique Sánchez Flores është trajneri i tretë i sezonit për ekipin andaluz që nuk ka fituar që nga 26 shtatori, kur mposhti fundin e tabelës, Almerían.

Edhe trajneri iu referua reagimit të Ramos me tifozin: “E kuptoj shumë mirë. Ne po përpiqemi ta bëjmë këtë publik të mrekullueshëm të mbajë anën tonë.”

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll