Sport

AS Roma njofton ndarjen me drejtorin e saj sportiv, portugezin Tiago Pinto…

Tiago Pinto nuk do të jetë më drejtor sportiv i AS Roma nga 3 shkurti, njoftoi këtë të enjte klubi italian i Serie A.

5 Janar 2024, 09:30 Nga DOSJA

AS Roma njofton ndarjen me drejtorin e saj sportiv, portugezin Tiago

ITALI - Në detyrë që nga viti 2020, Tiago Pinto, drejtori sportiv i AS Roma, do të lërë pozicionin e tij në 3 shkurt, pas përfundimit të dritares së transferimit të dimrit në Itali. 

Të dyja palët ndahen “me marrëveshje të ndërsjellë”, specifikon klubi në një njoftim për shtyp.  Drejtuesit e klubit verdhekuq gjithashtu shpjeguan se procesi i rekrutimit për një drejtor të ri sportiv është duke u zhvilluar dhe se njoftimi duhet të bëhet "në javët e ardhshme".

Nën drejtimin e Pintos, klubi fitoi Conference League në 2022 dhe arriti në finalen e Europa League sezonin e kaluar. Rekrutuar si drejtor sportiv nga pronarët, Dan dhe Ryan Friedkin, portugezi iu bashkuan Romës nga Benfica, ku kishte ushtruar të njëjtat funksione nga 2017 deri në vitin 2020.

Aktualisht Roma është e 7-ta në renditjen e Serie A me 28 pikë, ndërkohë që do të përballet me Atalantan, e 6-ta, më 7 janar.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll