Sport

Thiago Silva me “valixhe në dorë” te Chelsea, Fluminense e pret në Brazil…

Deri tani, mbrojtësi brazilian ka bërë 19 paraqitje si titullar këtë sezon në 20 ndeshje gjithsej, shenjë kjo se ai ende ndihet mirë fizikisht dhe se mund të dëshirojë ende të konkurrojë në një nivel të lartë.

5 Janar 2024, 08:30 Nga DOSJA

Thiago Silva me “valixhe në dorë” te Chelsea, Fluminense e

ANGLI - E ardhmja e pasigurt për Thiago Silva. Kontrata e mbrojtësit të Chelseat skadon në vitin 2024 dhe rinovimi nuk ka ardhur ende, gjë që sugjeron se braziliani mund t'i thotë lamtumirë “bluve”. 

Pavarësisht kësaj, është e vështirë që drejtuesit anglezë të vendosin ta shesin atë që në janar për të fituar para nga shitja e tij, sepse do të merrnin një shumë të ulët, duke qenë se ish-lojtari i Milanit tani është 39 vjeç.

Megjithatë, sipas asaj që raportohet nga “Daily Mirror”, Fluminense po mendon ta rikthejnë në vendlindje mbrojtësion gjatë verës për ta lënë të përfundojë karrierën atje. 

Mbetet për t'u kuptuar se cili do të jetë vullneti i vetë Thiago Silvës, i cili deri më tani ka bërë 19 paraqitje si titullar këtë sezon në 20 ndeshje gjithsej, shenjë kjo se ai ende ndihet mirë fizikisht dhe se mund të dëshirojë ende të konkurrojë në një nivel të lartë.

Në një intervistë të fundit për “ESPN”, Thiago Silva foli kështu: "Nuk e kisha imagjinuar kurrë të luaja në Premier League, sepse ishte një futboll që nuk më pëlqente, mendova se kishte shumë topa ajrorë. Mendova se nuk do të luaja.

Them se Pep Guardiola është përgjegjës për këtë ndryshim të futbollit në Angli. Të tjerët përpiqen ta kopjojnë. Ky është futboll i bukur për t'u parë. Dhe që nga ai moment unë isha i interesuar. Oferta nga Chelsea arriti dhe unë nuk u mendova dy herë. "

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll