Sport

Marrëveshja e vitit! “Pasanikët” e blenë 85 milionë euro dhe tani po e “shesin” për 3!

Një transaksion i leverdisshëm nga Borussia Dortmund, fitimi 82 milionë…

4 Janar 2024, 21:36 Nga DOSJA

Marrëveshja e vitit! “Pasanikët” e blenë 85

GJERMANI - Borussia Dortmund bëri një transaksion të leverdisshëm, pasi arriti ta rikthejë përsëri Jadon Sancho, për të cilin Manchester United pagoi 85 milionë euro në verën e vitit 2021 dhe tani po e kthen për vetëm 3 milionë euro.

Siç raporton “Bild”, gjithçka ka përfunduar dhe klubet kanë arritur një marrëveshje, ndërsa mbeten për t'u sqaruar vetëm detajet më të vogla tatimore që lidhen me koston e huazimit. Sancho do të jetë i huazuar deri në fund të sezonit dhe “Bild” bën të ditur se do të nënshkruajë një marrëveshje të re huazimi deri në fund të sezonit.

Ajo që është krejtësisht e pabesueshme është se Dortmundi në fakt do të fitojë 82 milionë euro për Sançon, sepse e shitën shtrenjtë në vitin 2021 dhe tani e kanë sërish në radhët e tyre dhe nuk ka dyshim se futbollisti anglez do të jetë një përforcim i madh për skuadrën e Edin Terzicit në luftën për Champions League dhe në vazhdim të sezonit në Bundesligë.

Sancho nuk ia doli mirë në “Old Trafford” dhe me ardhjen e Eric Ten Haag si trajner humbi plotësisht vendin e tij në formacion dhe së shpejti për shkak të konflikteve në stërvitjen e ekipit të parë u stërvit veçmas nga pjesa tjetër e ekipit.

Dortmundi ndodhet aktualisht në vendin e 5-të në Gjermani me 27 pikë, gjashtë më pak se Leipzigu i vendit të katërt dhe 15 më pak se lideri Bayer Leverkusen.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll