Sport

A është gjithçka kaq magjike në Arabi? Një tjetër lojtar largohet nga sauditët!

Braziliani, me shumë gjasa, do të kthehet në Premier League.

4 Janar 2024, 21:11 Nga DOSJA

A është gjithçka kaq magjike në Arabi? Një

ARABIA SAUDITE - E gjithë bota e futbollit mbeti e shtangur verën e kaluar kur yjet seriozë të futbollit morën rrugën drejt Arabisë Saudite, por siç janë gjërat tani, gjithnjë e më shumë prej tyre po përpiqen të kthehen në kontinentin evropian!

I fundit në seri që kërkoi të largohej nga Arabia Saudite është sulmuesi brazilian me përvojë Roberto Firmino (32), i cili ka luajtur për Al Ahly për gjashtë muajt e fundit.

Sipas mediave britanike, është gjithnjë e më e sigurt se ish-përfaqësuesi brazilian do të luajë sërish në Premier League këtë dimër, pasi për të janë të interesuar West Ham, Fulham dhe Crystal Palace. 

Firmino shënoi tre gola në 17 ndeshje për Al Ahly dhe nuk i përmbushi pritshmëritë dhe klubet e lartpërmendura nga Anglia e presin krahëhapur, duke pasur parasysh se para se të nisej për në Arabi, ai kishte marrë tashmë statusin e legjendës te Liverpool.

A është gjithçka kaq magjike në Arabi? Një

Firmino nuk është i vetmi futbollist që është lidhur me një largim nga Gadishulli Arabik ditët e fundit. Para tij është shkruar për largimin e Karim Benzemas nga Al Ittihad, por edhe Sergej Milinkoviq-Savic nga Al Hilal. Dyshohet se futbollisti serb ka shprehur dëshirën për t'u rikthyer në Itali dhe i pari në radhë për nënshkrimin e tij është Interi.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll