Sport

Sergio Ramos në telashe, përfshihet në një skandal të madh doping

Sipas një botimi spanjoll, Sergio Ramos është përfshirë në një skandal dopingu dhe një histori që rrjedh nga koha kur ai luante me Real Madrid.

4 Janar 2024, 19:15 Nga DOSJA
Sergio Ramos në telashe,  përfshihet në një skandal të

SPANJE - Një skandal i madh dopingu disavjeçar nxjerrin në pah spanjollët. Sipas Relevo, Agjencia Botërore Anti-Doping (AMA) ka nisur një hetim në futbollin spanjoll për parregullsi të mundshme nga Agjencia Anti-Doping e vendit.

Siç raportojnë spanjollët, autoriteti spanjoll i antidoping u përpoq të fshehë disa teste pozitive të dopingut të sportistëve të vendit, për të mos njollosur emrin e vendit. Sergio  Ramos thuhet se është një nga sportistët më të mëdhenj në histori, me Relevo që theksoi se gjatë viteve të tij duke luajtur për Real Madrid ka përfituar nga parregullsitë e Agjencisë Spanjolle Anti-Doping.
Mbrojhtësi me përvojë i Sevillas thuhet se ka vonuar qëllimisht dorëzimin e një testi rutinë dopingu pas një ndeshjeje kundër Malagas. Natyrisht që në raportet e drejtuesve të ndeshjes nuk përmendet një gjë e tillë, e cila megjithatë mund të ketë qenë pjesë e... planit.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll