Politike

Në mesin e mbështetësve, Argita Malltezi flet për Berishën: Babi po punon non stop, ka qenë më i përqendruar

Duke qenë se Malltezi është juriste, iu bë edhe pyetja nëse komunikimi i babait të saj me simpatizantët rrezikon një ashpërsim të masës së sigurisë.

4 Janar 2024, 19:26 Nga r.ll
Në mesin e mbështetësve, Argita Malltezi flet për
argita malltezi

TIRANË- Vajza e kreut të Partisë Demokratike, Sali Berisha, Argita Malltezi mbrëmjen e sotme ishte në mesin e mbështetësve demokratë që u mblodh poshtë pallatit ku i ati qëndron në arrest shtëpie.

Në një komunikim për mediat, ajo ka treguar se si po i kalon i ati këto ditë në arrest shtëpie, duke u shprehur se  ka qenë në punë non stop edhe kur ka qenë me grip.

“Babi ka qenë në punë non stop. Edhe kur ka qenë me grip u angazhua në mesazhin që u përçua në mënyra të ndryshme për simpatiizantët, por edhe me çështje të tjera të organizimit. Ka qenë më i qetë dhe i përqëndruar, por me punë intensive” tha Malltezi.

Duke qenë se Malltezi është juriste, iu bë edhe pyetja nëse komunikimi i babait të saj me simpatizantët rrezikon një ashpërsim të masës së sigurisë.

“Tashmë nuk them më nuk mundet. Në këtë shtet që shkel kushtetutën, çdo gjë mund të ndodh. Ka disa rregulla që duhet respektohen dhe vendimi duhet të bazohet në ligj, ky nuk është i bazuar në ligj. Gjykata ka dhënë një vendim bazuar në një kod të suprimuar, ka dhënë një vendim në shkelje të Kushtetutës, të lirisë së shprehjes, që kufizohet me ligj, jo me vendim gjykatë” shtoi ajo.

argita malltezi sali berisha

Sondazh

Poll