Aktualitet

6 Nëntor 2019, 18:08 Nga DOSJA

BERAT– Një 35-vjeçar i identifikuar si Fatjon Rama është aksidentuar në momentin që po drejtonte një kamion me pllaka guri, të cilat po I transportonte drejt Bogovës. Dosja.al mëson se kamioni që drejtohej nga Rama ka rrëshqitur nga një lartësi prej 5 metrash dhe ka përfunduar në një kanal.

Për pasojë shoferi është plagosur dhe në gjendje kritike për jetën është nisur drejt Spitalit të Traumës.

Por përballë doktorëve, 35-vjeçari Fatjon Rama ka fshehur aksidentin duke deklaruar se ka rënë nga muri i shtëpisë.

Të njëjtat burime bëjnë me dije për Dosja.al se pronarët e firmave që merrnin pllakat e gurit nga Mali i Tomorrit dhe i dërgonin në Bugovë kanë prishur vendin e aksidentit duke dashur që kjo gjë të mos bëhej publike.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet aksident ne berat fatjon rama permbyset kamioni me pllaka guri aksident ne berat fatjon rama permbyset kamioni me pllaka guri

Sondazh

Poll