Aktualitet

Gjysmë të zhveshur, policia spanjolle kontroll në fabrikën e kanabisit që ruhej nga shqiptarët, momentet e arrestimit (Vid

6 Nëntor 2019, 17:43 Nga DOSJA
Gjysmë të zhveshur, policia spanjolle kontroll në fabrikën e

SPANJË– Gjashtë shqiptarë kanë rënë në prangat e policisë spanjolle në kuadër të një operacioni antidrgoë të koduar “Saksia”.

Mediat spanjolle shkruajnë se shqiptarët e moshës nga 25 deri në 45 vjeç akuzohen për kultivim kanabisi dhe kishin përshtatur një fabrikë, midis qytetit të Catral dhe rrethit Oriolana të Mudamiento për ta ushtruar këtë aktivitet.

Të njëjtat media shkruajnë se fabrika ishte ndarë në 7 dhoma me një sipërfaqe totale prej 3 mijë metrash katrorë dhe ruhej nga shqiptarët 24 orë.

Bastisja nga forcat speciale spanjolle u krye në datën 22 tetor, ndërkohë që shqiptarët ishin prej muajsh në hetim, por pamjet janë bërë publike vetëm ditën e sotme. Në video shihet momenti i arrestimit të shqiptarëve, të cilët janë gjetur duke fjetur.

Një pjesë tjetër po bënte rojë, ndërsa dy shqiptarë janë arrestuar gjysmë të zhveshur. Bashkë me shqiptarët ka rënë në pranga edhe një shtetas spanjoll, i moshës 45 vjeç.

Gjithashtu bëhet me dije se në kuadër të këtij operacioni janë sekuestruar një sasi prej 74 kilogramë marijuanë, një çantë me boçe kanabisi, kondicionerë dhe gjenerator elektrik, 1,300 euro në kartëmonedha dhe makineri për paketimin në vakuum të lëndës narkotike.

Shqiptarët gjithashtu vidhnin energji nga një rrjet elektrik i zonës meinstalime të paligjshme. Ndërkohë mësohet se vlera e lëndës narkotike të sekuestruar dhe e energjisë elektrike të vjedhur arrinte në gjysmë milion euro.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohen shqiptaret ne spanje arrestohen shqiptaret ne spanje

Sondazh

Poll