Sport

Kylian Mbappe golashënuesi më i mirë i PSG-së, kalon edhe rekordin e Cavanit...

Me 111 gola të shënuar që nga viti 2017, ai kalon kështu edhe sulmuesin uruguajan Edinson Cavani.

4 Janar 2024, 05:11 Nga DOSJA
Kylian Mbappe golashënuesi më i mirë i PSG-së, kalon edhe

FRANCE - Me golin e shënuar mbrëmjen e djeshme kundër Toulouse, Kylian Mbappé vendosi një rekord të ri me fanelën e Paris Saint-Germain...

Ai u bë golashënuesi më i mirë i skuadrës së “Parc des Princes” me 111 gola të shënuar që nga viti 2017, duke kaluar kështu sulmuesin uruguajan Edinson Cavani. Saktësisht ai ishte goli i 22-të i Mbappe, i shënuar në 23 ndeshje që ka luajtur me PSG-në këtë sezon.

Kylian Mbappé ishte tashmë golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave te Paris Saint-Germain, një rekord i arritur në mars. Në total ai ka 234 gola në 238 ndeshje. Kjo ndeshje që u fitua 2-0, ishte e vlefshme për Trofeun e Kampioneve (Superkupa e Francës), të cilën parizienët e fitojnë për here të 12-të.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Paris Saint-Germain (@psg)

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll