Sport

Girona, ëndrra vazhdon në La Liga… ishte rradha e Atleticos! - VIDEO

Ndeshja u vulos në minutën e 90+1’ me Martin që i dha një fitore shumë të rëndësishme Girona-s. 4-3 dhe Girona renditet në vend të dytë me pikë të barabarta me Realin kryesues, me 48 pikë, teksa Atletico Madrid renditet në vend të tretë me 38 pikë.

3 Janar 2024, 23:50 Nga DOSJA
Girona, ëndrra vazhdon në La Liga… ishte rradha e Atleticos! -

SPANJE - Girona fiton në “frymën e fundit” ndaj Atletico Madrid, në sfidën e javës së 19-të të La Liga-s dhe vazhdon të qëndrojë bindshëm në garë për titullin.

Vendasit ishin ata që zhbllokuan takimin me golin e realizuar në minutën e 2-të, me Valery, teksa në minutën e 14-t Morata barazoi për miqtë. Savio riktheu Girona-n në avantazh në minutën e 26-të, teksa Blind realizoi golin e tretë për ekipin e tij në minutën e 39-të.

Megjithatë Morata gjeti sërish rrugën drejt rrjetës në minutën e 44-t dhe ngushtoi diferencën. Në minutën e 54-t Alvaro Morata shënoi golin e tretë personal, por njëkohësisht i dha barazimin skuadrës së Atletico Madrid.

Megjithatë ndeshja u vulos në minutën e 90-të+1 me Martin që i dha një fitore shumë të rëndësishme Gironas 4-3, e cila renditet në vend të dytë me pikë të barabarta me Realin kryesues, me 48 pikë, teksa Atletico Madrid renditet në vend të tretë me 38 pikë.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll