Aktualitet

I akuzuar për 7 vepra penale, Apeli i Posaçëm lë në burg Behar Bajrin

Bajri ka ankimuar në Apel, vendimin e GJKKO-së për ta lënë në arrest me burg.  

4 Janar 2024, 10:53 Nga I.A
I akuzuar për 7 vepra penale, Apeli i Posaçëm lë në
Behar Bajri

TIRANË- Apeli i Posaçëm ka rrëzuar kërkesën e Behar Bajrit për ndryshim të masës së sigurisë. Bajri ka ankimuar në Apel, vendimin e GJKKO-së për ta lënë në arrest me burg. Bajri u arrestua dhe u deportua nga Franca në muajin nëntor në Shqipëri. Emri i tij doli në dosjen Metamorfoza në përgjigjet e SPAK në aplikacionin Sky ECC.

Njoftimi i Apelit:

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues monokratik të përbërë nga gjyqtarja Saida Dollani, sot më 04.01.2024, ora 10:00, shpalli vendimin mbi çështjen penale nr. 60 akti, datë 26.12.2023 regjistrimi, regjistruar mbi ankimin e personave nën hetim B.B., me objekt: “Ankim ndaj vendimit nr. 94, datë 23.07.2023 dhe vendimit nr. 126, datë 17.11.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar” që ka disponuar në lëndë të masave të sigurimit personal, dhe vendosi: Miratimin e vendimit nr. 94, datë 23.07.2023 dhe të vendimit nr. 126, datë 17.11.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, në lidhje me të hetuarin B.B..

Bajri akuzohet si organizator i vrasjes së Gjin Boriçit për llogarit të të zhdukurit Ervis Martinaj, dyshohet edhe për sigurimin e personave për vrasjen e mbetur në tentativë të Kleanthi Musabelliut, për llogari të biznesmenit Pëllumb Gjoka dhe porositës i vrasjeve që nuk u kryen asnjëherë të Dorian Dulit, Genc Tafilit dhe Ibrahim Licit.

behar bajri

Sondazh

Poll