Aktualitet

E rëndë në Vlorë, gjendet e mbytur në det një grua

Sipas njoftimit të policisë dyshohet se viktima është mbytur aksidentalisht në det.

4 Janar 2024, 10:04 Nga N.F
E rëndë në Vlorë, gjendet e mbytur në det një grua
Foto ilustruese

VLORË- Një ngjarje e rëndë është regjistruar paraditen e sotme në Vlorë ku në lagjen "Uji i Ftohtë" është gjetur e pajetë një grua, e cila ende nuk ështe identifikuar. Sipas njoftimit të policisë dyshohet se viktima është mbytur aksidentalisht në det.

Më tej policia ka bëre të ditur se grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes si dhe për identifikimin e viktimës.

Njoftimi i plotë:

Sot, në lagjen “Uji i Ftohtë”, dyshohet se është mbytur aksidentalisht në det, një shtetase ende e paidentifikuar. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe për identifikimin e shtetases që ka humbur jetën.

policia vlorë viktimë mbytje

Sondazh

Poll