Aktualitet

Vrasja e dyfishtë në zonën e Freskut, policia: Viktima, dy vëllezërit 63 dhe 68 vjeç

Më pas 63-vjeçari ka vrarë veten, me të njejtën armë zjarri.

4 Janar 2024, 08:39 Nga I.A
Vrasja e dyfishtë në zonën e Freskut, policia: Viktima, dy
Policia

TIRANË- Policia ka reaguar për krimin në familje mëngjesin e sotëm në Tiranë. Mësohet se 63-vjeçari Vehap Cami ka vrarë vëllanë e tij Lulzim Camin, 68 vjeç. Më pas 63-vjeçari ka vrarë veten, me të njejtën armë zjarri. Shkaku i konfliktit të tyre ende nuk dihet.  

Njoftimi i Policisë:

Tiranë/Informacion paraprak Më datë 04.01.2023, në rrugën "Xhon Belushi", te Fresku, shtetasi V. C., 63 vjeç, ka vrarë me armë zjarri vëllanë e tij, shtetasin L. C., 68 vjeç, dhe më pas ka vrarë veten. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.

vehap cami lulzim cami

Sondazh

Poll