E rëndë në Vlorë, gjendet e mbytur në det një grua
Foto ilustruese VLORË- Një ngjarje e rëndë është regjistruar paraditen e sotme në Vlorë ku në lagjen "Uji...
Sipas njoftimit të policisë dyshohet se viktima është mbytur aksidentalisht në det.
POGRADEC- Një 51-vjeçar është arrestuar në Pogradec, pasi po tentonte që të trafikonte lëndë narkotike drejt Maqedonisë së Veriut. Mësohet se në pranga ka rënë Murat Manuka, banues në Paskuqan. Në automjetin e tij iu gjet një sasi prej 8.2 kg e dyshuar si lëndë narkotike kanabis e ndarë në dy çanta si dhe 1 armë zjarri automatik me municion.
Njoftimi i Policisë:
Pogradec/Finalizohet operacioni i koduar "Taksisti", për parandalimin dhe goditjen e krimeve kufitare. Tentoi të trafikonte në drejtim të Maqedonisë së Veriut, me taksinë e tij, 2 çanta me lëndë narkotike kanabis dhe armë zjarri me municion, kapet dhe vihet në pranga 51-vjeçari. Sekuestrohen 8.2 kg lëndë e dyshuar narkotike kanabis dhe 1 armë zjarri automatik model "Scorpions", me municion. Në zbatim të masave të hartuara në kuadër të planit operacional "Sundimi i ligjit", për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e krimeve kufitare, shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec dhe ata të Policisë Kufitare, në bashkëpunim me specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve dhe të Sektorit të Policisë Rrugore të DVP Korçë, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar "Taksisti", si rezultat i të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit:
-M. M., 51 vjeç, banues në Paskuqan, Tiranë.
Shërbimet e Policisë, në bazë të informacioneve të siguruara nga inteligjenca informative se një shtetas po lëvizte në dalje të qytetit të Pogradecit, me një automjet taksi, me të cilin dyshohej se mund të trafikonte në drejtim të Maqedonisë së Veriut, lëndë narkotike dhe armë zjarri, koordinuan veprimet dhe tek vendi i quajtur "Lumi i Tërhanit", Pogradec, bënë ndalimin e këtij automjeti, me drejtues shtetasin M. M. Gjatë kontrollit në bagazhin e automjetit, u gjetën 8.2 kg lëndë e dyshuar narkotike kanabis, e futur në dy çanta, dhe 1 armë zjarri automatik model “Scorpions”, me krehër me fishekë, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Veprimet procedurale për këtë rast u kryhen nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Korçë, të cilët po vijojnë punën për identifikimin dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të shtetasve të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.
Foto ilustruese VLORË- Një ngjarje e rëndë është regjistruar paraditen e sotme në Vlorë ku në lagjen "Uji...
Dedan Gjoni TIRANË- Apeli i Posaçëm ka rrëzuar ankimimin e Dedan Gjonit dhe Erzen Breçanit për ndryshim të mas&...
Pronarja e shtëpisë TIRANË- Pronarja e shtëpisë që i ka dhënë me qira banesën Lulzim Camit ka reaguar p&e...
Policia TIRANË- Detaje të reja kanë dalë nga vrasja në Fresk. Mësohet se shkaku për vrasjen ka qenë disa prona...
Policia TIRANË- Policia ka reaguar për krimin në familje mëngjesin e sotëm në Tiranë. Mësohet se 63-vjeç...
Policia TIRANË- Identitetet e dy vëllezërve që mbetën të vrarë mëngjesin e sotëm në zonën e Fre...
Policia TIRANË- Një vrasje ka ndodhur mëngjesin e sotëm në zonën e Freskut në Tiranë. Mësohet se krimi ka...
Foto Ilustruese TIRANË- Një vrasje dyshohet se ka ndodhur në zonën e Freskut në Tiranë. Mësohet se ngjarja e rë...
Moti TIRANË- Do të vijojë ndikimi i masave ajrore të paqëndrueshme në territorin shqiptar duke sjellë vranësir...
Emigrantë BRITANI E MADHE- Shqipëria nuk kryeson më listën e kalimit të paligjshëm të emigrantëve për në ...