Sport

Sa paguhet Cristiano Ronaldo? Shifra të frikshme… Numrat “të rrotullojnë” kokën!

Shifrat janë të frikshme dhe nuk kanë të bëjë më me asgjë që mund të konsiderohet normale.

3 Janar 2024, 18:56 Nga DOSJA

ARABIA SAUDITE - Ka shumë kohë që në futboll ka shuma të çmendura. Fraza e përmendur shumë herë, si p.sh., një mjek fiton kaq shumë, dhe një futbollist 1.000 herë më shumë, është e vërteta e ashpër dhe e dhimbshme e kësaj bote.

Shpesh mendohet se nuk ka më tej dhe se kufiri i parave në futboll është në maksimum, por.. Befas shfaqet një klub me emrin Al Nassr, që bën diçka që fyen inteligjencën.

Në këtë histori, përfshihet Cristiano Ronaldo që i “bie me shuplakë” edhe mendjes së shëndoshë.

Kontrata e nënshkruar nga ky klub i parëndësishëm saudit (për botën serioze të futbollit) dhe asi portugez kap vlerën e 200 milionë eurove në vit!

Siç mund ta shihni në grafikun e “Courier”, Ronaldo fiton 6.3 dollarë çdo sekondë. Pra, në 16 sekonda ai është më i pasur për 100 dollarë (euro).

Po të kemi parasysh se fle tetë orë, në atë periudhë, portugezi fiton 182 mijë euro. Pra i bie të fitojë 548.000 euro në ditë... Shifra të frikshme… Shikoni grafikun…

Sa paguhet Cristiano Ronaldo? Shifra të frikshme… Numrat

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll