Sport

Partizani, dy miqësore luksi në Antalia…

Partizani do të përballet me holandezët e Volendam në datën 5 janar, ndërsa në 9 janar do të sfitojnë azerët e Neftchi Baku.

3 Janar 2024, 17:54 Nga DOSJA

Partizani, dy miqësore luksi në Antalia…

TURQI - Nga dje Partizani është shpërngulur në Antalia të Turqisë, ku skuadra e kuqe e kryeqytetit do të zhvillojë një mini-fazë përgatitore në prag të startit të fazës së tretë të kampionatit.

Skuadra nën drejtimin e teknikut të ri Orges Shehi ka zhvilluar ditën e djeshme edhe seancën e parë stërvitore në tokën turke, ndërsa sot janë programuar dy seanca të plota.

Gjatë qëndrimit të Antalia, “të kuqtë” e kryqytetit do të zhvillojnë edhe dy ndeshje miqësore. Partizani do të përballet me holandezët e Volendam në datën 5 janar, ndërsa në 9 janar do të sfitojnë azerët e Neftchi Baku.

Partizani, dy miqësore luksi në Antalia…

Sikurse dihet, më 13 janar, Partizani do të përballet në stadiumin “Niko Dovana” me tauten e Durrësit, në kuadër të javës së 19-të të Kampionatit të 85-të Kombëtar të Abissnet Superiores.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll