Sport

Basketbollisti zhduket në datën e ndërrimit të viteve, nuk ka asnjë gjurmë rreth tij!

Petuhov nga viti 2020 deri në vitin 2023 ka luajtur për Moskën CSKA-Junior dhe me klubin e përmendur ka arritur të fitojë titullin në ligën e të rinjve VTB.

3 Janar 2024, 17:25 Nga DOSJA
Basketbollisti zhduket në datën e ndërrimit të viteve, nuk

RUSI - Ish- basketbollisti i CSKA Moskës, Anton Petuhov është zhdukur natën mes 30 dhe 31 dhjetorit dhe kërkimet për të janë ende në vazhdim.

Ky basketbollist 20-vjeçar është zhdukur në Krasnoyarsk, kur ka dalë nga shtëpia rreth orës tre pas mesnate dhe që nga ajo kohë janë duke e kërkuar pa sukses. Klubi i tij aktual Barnul gjithashtu lëshoi ​​informacione se lojtari mungon.

Petuhov nga viti 2020 deri në vitin 2023 ka luajtur për Moskën CSKA-Junior dhe me klubin e përmendur ka arritur të fitojë titullin në ligën e të rinjve VTB.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll