Aktualitet

Piktorja e njohur nga Korça humb 'betejën' me sëmundjen e rëndë, ndahet nga jeta në moshën 80-vjeçare

Rreth 3 muaj më parë Krisanthi Kocibelli Turtulli erdhi shumë afër publikut artëdashës korçar me një ekspozitë të veçantë, si një kujtim nga familjarët me punimet e realizuara ndër vite nga 80 vjeçarja. 

3 Janar 2024, 22:09 Nga a.l
Piktorja e njohur nga Korça humb 'betejën' me
Krisanthi Kocibelli Turtulli

KORÇË-  Piktorja e njohur korçare Krisanthi Kocibelli Turtulli ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare.  Mësohet se piktorja vuante nga një sëmundje e rëndë ndërsa lajmin e hidhur e kanë ndarë familjarët e saj.

Rreth 3 muaj më parë Krisanthi Kocibelli Turtulli erdhi shumë afër publikut artëdashës korçar me një ekspozitë të veçantë, si një kujtim nga familjarët me punimet e realizuara ndër vite nga 80 vjeçarja. 

Krisanthi Koçibelli Turtulli që kur ishte një vajzë e vogël do të merrej me pikturë madje ka qënë piktorja e vetme korçare në liceun artistik në ato vite.

krisanthi kocibelli turtulli

Sondazh

Poll