Aktualitet

FOTOLAJM/ Plisi shqiptar përfundon edhe në duart e Papa Françeskut

Kryeministri Edi Rama ka publikuar një foto të tij teksa mban në dorë një qeleshe me shqiponjën dykrenarë. 

3 Janar 2024, 20:54 Nga a.l
FOTOLAJM/ Plisi shqiptar përfundon edhe në duart e Papa
Papa Françesku

TIRANË- Simboli i shqiponjës dykrenare është kthyer në 'trend' ditët e fundit, teksa e kemi parë të përdoret nga personazhe me emër nëpër botë. Por plisi shqiptar duket se ka përfunduar edhe në duart e Papa Franceskut. Kryeministri Edi Rama ka publikuar një foto të tij teksa mban në dorë një qeleshe me shqiponjën dykrenarë. 

Nuk dihet ende se kush është autori i fotos dhe rrethanat që Papës i ra në dorë një plis shqiptar. Sakaq theksojmë se, Papa Francesku bëri në Shqipëri të parën vizitë zyrtare pas marrjes së detyrës. 

papa francesku

Sondazh

Poll