Sport

Kur u duk se e mbylli me futbollin, Eros Grezda bëhet gati për një tjetër aventurë!

Ai është gati për një tjetër aventurë pas Partizanit. Mesfushori me origjinë nga Kodova pritet që t’i bashkohet Rudes, ekipit që ndodhet me 4 pikë në vendin e fundit të elitës së Kroacisë.

3 Janar 2024, 17:13 Nga DOSJA
Kur u duk se e mbylli me futbollin, Eros Grezda bëhet gati për

KOSOVE - Eros Grezda ish-futbollisti i kombëtares shqiptare i cili filloi këtë sezon aventurën në Superligën shqiptare me Partizanin e ndërpreu marrëveshjen në fund të vitit të shkuar. Ai nuk arriti dot që të përmbush pritshmëritë, teksa niveli i treguar në fushën e blertë linte për të dëshiruar.

Megjithatë në fillim të këtij viti të ri 2024, Eros Grezda është gati për një tjetër aventurë pas Partizanit. Mesfushori me origjinë nga Kodova pritet që t’i bashkohet Rudes, ekipit që ndodhet me 4 pikë në vendin e fundit të elitës së Kroacisë.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll