Sport

Xavi i sinqertë për Haaland dhe Mbappe: "Nuk mund t'i përballojmë këta lojtarë"…

Xavi e bëri të qartë se Barcelona nuk do të lëvizë për blerjen e Haaland apo Bape, pasi financiarisht është e pamundur siç theksoi ai.

3 Janar 2024, 15:23 Nga DOSJA

Xavi i sinqertë për Haaland dhe Mbappe: "Nuk mund t'i

SPANJE - Trajneri i Barcelonës, Xavi Hernandes, e ka bërë të qartë se katalanasit nuk do të lëvizin për blerjen e Erling Haaland apo Kylian Mbappe, pasi financiarisht është e pamundur siç theksoi ai.

“Nuk mund të mendojmë që Haaland apo Mbappe të vijnë në Barcelonë tani. Këta lojtarë nuk mund t'i përballojmë, për fat të keq”,- tha ai fillimisht dhe për listën ekzistuese shtoi:
“Jam i kënaqur me lojtarët që kam. Ne duhet të arrijmë nivelin tonë më të mire, pasi në këtë klub duhet të jemi gjithmonë në nivelin më të lartë”.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll