Sport

Shqiptarët e parë që zbresin në fushë për vitin e ri 2024…

Në orën 18:00 do të ketë një derbi shqiptarsh mes Atalantësh dhe Sasuolos. Nga njëra anë është Berat Gjimshiti, ndërsa nga ana tjetër pritet të luajë nga minuta e parë edhe Nedim Bajrami.

3 Janar 2024, 16:59 Nga DOSJA
Shqiptarët e parë që zbresin në fushë për vitin e

ITALI - Lojtarët e Shqipërisë do të zbresin në fushë në Itali për herë të parë në vitin 2024. Në ditën e sotme do të luhen dy ndeshjet e vlefshme për Kupën e Italisë. Në orën 18:00 do të ketë një derbi shqiptarsh mes Atalantësh dhe Sasuolos.

Nga njëra anë është Berat Gjimshiti, ndërsa nga ana tjetër pritet të luajë nga minuta e parë edhe Nedim Bajrami. Ky i fundit nuk po gjen hapësirat e duhura te Sasuolo për të marrë vendin e titullarit dhe Kupa është një mundësi ideale për të treguar aftësitë e tij. Nga krahu tjetër, Roma do të përballet me Cremonesen. Në këtë ndeshje pritet që Marash Kumbulla të kthehet në stol për herë të parë që pas atij dëmtimi të gjatë.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll