Sport

“Superkupa duhet të luhet në Gaziantep, ku ndodhet i regjistruar Kemal Ataturku!”

“Stadiumi ynë Kalyon, ku luhen aktualisht ndeshjet e Superligës, është në përputhje me standardet e UEFA-s”

3 Janar 2024, 16:41 Nga DOSJA
“Superkupa duhet të luhet në Gaziantep, ku ndodhet i regjistruar

TURQI - Kryetari i Këshillit Bashkiak të Gaziantepit, Dr. Samet Bayrak, sugjeroi Gaziantepin për ndeshjen e Superkupës, e cila nuk u zhvillua në Riad për shkak të vështirësive të shkaktuara nga autoritetet e Arabisë Saudite.

“Gazi Mustafa Kemal Atatürk, themeluesi i Republikës së Turqisë, është i regjistruar në Gaziantep.  Qyteti ynë u prek edhe nga fatkeqësia e shekullit në Anadollin Juglindor.  Gaziantep ndodhet në qendër të provincave të tjera që përjetuan fatkeqësi nga tërmeti. 

Gaziantepi është një qytet shumë i përshtatshëm për ndeshjen e Superkupës që do të luhet dhe do të gëzojë qytetarët e prekur nga tërmetet. Gaziantepi mbështeti qytetin e vet dhe Luftën e Pavarësisë së Turqisë, duke dhënë 6 mijë e 317 dëshmorë në Luftën e Pavarësisë. 

Stadiumi ynë Kalyon, ku luhen aktualisht ndeshjet e Superligës, është në përputhje me standardet e UEFA-s,”- tha kryebashkiaku i këtij qyteti, që hap dyert për Superkupën e Turqisë.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll