Sport

VIDEO/ Portieri i Real Sociedadit bën një ‘gafë’ surreale, përjashtohet me karton të kuq dhe 'detyron' André Silva të largohet...

3 Janar 2024, 11:28 Nga DOSJA

VIDEO/ Portieri i Real Sociedadit bën një ‘gafë’

SPANJE - Alex Remiro, portieri i Real Sociedad, bëri një “gafë” surreale këtë të martë në barazimin 1-1 kundër Alavés, në një ndeshje të La Ligës. 

Portieri spanjol u kap në befasi në pjesën e parë nga një top i thellë. Pasi ai e kuptoi që nuk e arrinte dot dhe se kundërshtari ishte gati të kapte topin, vendosi ta ndalojë aksionin... me dorën jashtë zones së penalltisë.

Kuptohet, që pas kësaj, ai do të shikonte menjëherë një karton të kuq direkt. Momenti, për më tepër, çoi në largimin e detyruar të André Silva, i cili u sakrifikua nga trajneri Imanol Alguacil.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll