Sport

Ish-ndërkombëtari francez “i ngopur” me Kylian Mbappe: “U lodha duke dëgjuar, se ai do të qëndrojë apo do të largohet"...

Christophe Dugarry pret që ylli të largohet nga PSG në fund të sezonit

3 Janar 2024, 11:08 Nga DOSJA
Ish-ndërkombëtari francez “i ngopur” me Kylian Mbappe:

FRANCE - Një tjetër merkato transferimi, më shumë zhurmë në 'telenovelën' e Mbappe. Christophe Dugarry, ish-ndërkombëtari francez, u shpreh se ishte "i ngopur" me thashethemet rreth yllit të PSG-së dhe theksoi se nuk e kishte problem ta shihte lojtarin të largohej nga parizienët në fund të sezonit.

"Unë sinqerisht shpresoj që ai të largohet. Besoj se është në stanjacion. Ai është gjithnjë e më i parashikueshëm, i mungon forca dhe karakteri. Ai zhduket shumë shpesh. Qëndrimi i tij, me krahët në ajër gjithnjë e më shumë, simbolizon diçka mjaft negative",- filloi duke thënë Dugarry, për 'RMC Sport'.

Dhe ai vazhdoi: "(Mbappé) Ai donte të gjitha fuqitë dhe donte të ishte lider i ekipit, por tani ne mendojmë se ai nuk është asgjë më shumë se një fëmijë. E kuptoj se çfarë ndodhi verën e kaluar kur e lanë mënjanë, por nuk ka qenë mirë për PSG-në për disa muaj. Jam lodhur duke dëgjuar marrëzi çdo gjashtë muaj për të ardhmen e tij.

Ai e di shumë mirë se kjo është gjithçka për të cilën do të flasë. Mbase i pëlqen të jetë në qendër të vëmendjes, kam përshtypjen se çdo gjashtë muaj "ai do të qëndrojë, ai do të largohet". Unë jam i ngopur. Unë dua që ai të largohet nga klubi dhe të nisë projektin e tij personal. Jam ngopur duke dëgjuar marrëzi, nuk më intereson më”,- përfundoi ai.

Kujtojmë se Mbappé, 25 vjeç, ka rinovuar kontratën me PSG-në në vitin 2022, në një kontratë të vlefshme deri në qershor të këtij viti. Duke qenë se kanë mbetur edhe gjashtë muaj deri në përfundim të kësaj kontrate, lojtari tani mund të negociojë me çdo ekip pa asnjë kosto dhe do të lëvizë në verë nëse arrihet një marrëveshje.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll